1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Isa Mustafa: Vjosa Osmani i ka fajet pse sot Kosova nuk ka liberalizim të vizave

Rekomandime

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka hedhur disa akuza ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe poashtu ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Mustafa ka fajësuar direkt presidenten Osmani dhe kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin gjithashtu edhe disa deputet të tjerë të cilët nuk i përmendi me emër si një ndër fajtorët e mosliberalizimit të vizave.

- Advertisement -

“Problemi i liberalizimit të vizave është problem i tyre, sepse ata na lanë pa liberalizim të vizave. Kur nuk isha unë kryeministër por erdhi z.Hradinaj, këta deputet të njejtën marrëveshje e votuan. Gjithsesi se janë fajtorë. Edhe këta dy, edhe disa deputet tjerë që janë sot në Kuvend, sepse ne do t’i kishim në vjeshtën e vitit 2016 vizat e liberalizuara, sepse ne kemi qenë pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Kemi qenë tri vende për të cilat vendimi ka qenë me shku bashkë. Prej 95 pikave ne i patëm plotësuar 93 pika për liberalizimin e vizave”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu tha se edhe BE-ja ka faj në mosrealizimin e vizave për qytetarët e Kosovës duke e ritheksuar se fajin kryesorë për këtë ngecje e kemi vetë ne.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit