1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Isa Mustafa tregon kënd mund ta përfshijnë në listë: LDK do t’i fitojë zgjedhjet

Rekomandime

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, konsideron se sondazhet që e kanë nxjerrë partinë e tij më poshtë se vendi i parë në zgjedhje, janë propagandë. Sipas tij, LDK do të radhitet e para. Kreu i partisë është deklaruar edhe për koalicionet që janë përfolur ditëve të fundit.

- Advertisement -

Për shefin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sondazhet e publikuara së fundmi të cilat e qesin këtë parti të dytën apo të tretën në zgjedhje janë propagandë.

Në një prononcim për Gazetën Express, Isa Mustafa ka deklaruar se partia e tij do të dalë e para në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sondazhet për një periudhë të gjatë i shoh vetëm si propagandë dhe nuk mund t’ua japë asnjë vlerë tjetër. LDK do të radhitet e para, sipas programit, seriozitetit institucional dhe vlerave qeverisëse. Ndërkaq sipas propagandës që po zhvillohet kundër LDK-së,  ajo nuk do të radhitej askund. Sepse, të gjithë kapësit e shtetit dhe synuesit me dhunë të pushtetit, pengesë themelore dhe të vetme e kanë LDK-në”, ka deklaruar Mustafa.

- Advertisement -

I pyetur për emrat e tjerë që janë përmendur për t’i prirë listës së LDK’së në zgjedhje dhe vendimin e partisë që Avdullah Hoti të jetë kandidat, Mustafa thotë se në organet e partisë nuk janë përmendur emra tjerë.

“Emrat tjerë për Kryeministër, përveç z. Avdullah Hoti, janë përmendur nga disa gazetarë, “analistë”, moderatorë, por jo nga organet udhëheqëse të LDK-së. U zhvillua fushatë e madhe që kandidatin për kryeministër të na e caktojnë ata që kurrë s’kanë qenë me LDK-në. Hoti i plotëson të gjitha kriteret civilizuese dhe demokratike për të qenë një kryeministër i denjë”, ka deklaruar Mustafa.

- Advertisement -

Ndërkaq sa iu përket koalicioneve parazgjedhore që janë përmendur deri më tani, Mustafa thotë se LDK hyn e vetme në zgjedhje.

Por, nuk e përjashton mundësinë e përfshirjes në listë të bashkëpunëtorëve që LDK ka pasur në të kaluarën.  

“LDK hyn në zgjedhje pa koalicione parazgjedhore, hyn vetëm me logon e LDK-së. Disa subjekte dhe individë, me të cilët kemi bashkëpunuar edhe në të kaluarën, mund t’i përfshijmë në listën tonë”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq për largimin e Vjosa Osmanit nga partia dhe krijimin e një iniciative të re, e me këtë rast edhe marrjes me vete të disa prej aktivistëve të LDK’së, Mustafa thotë se ata që shkojnë nga LDK’ja, dëshmojnë se nuk kanë qenë kurrë aty.

“Sa u përket ikjeve nga LDK, unë nuk shoh asnjë prej tyre. Ata që shkojnë nga LDK, dëshmojnë se kurrë s’kanë qenë ne LDK dhe nuk kanë mishëruar vlera të vërteta të Lidhjes Demokratike të Kosovës por kanë qenë trup i huaj”, ka deklaruar Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit