Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maasit që të tregojë se çfarë ndihme konkretisht do t’i ofrojë Berlini Kosovës në përballjen me koronavirusin.
Këtë kërkesë ai e ka bërë përmes një statusi në “Twitter” në gjermanishte, të cilit ia ka bashkuar statusin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldtit rreth video-konferencës së djeshme midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kancelares gjermane, Angela Merkel me ç’rast është premtuar edhe ndihma e Gjermanisë në përballje me virusin.
“Kush ndihmon shpejt, ndihmon dyfish dhe këtë fushë nuk duhet t’ia lëmë krejtësisht SHBA-së”, shkruan Ischinger.
@HeikoMaas : Welche konkreten Hilfen wird Berlin #Kosovo anbieten in der #Coronakrise? Wer schnell hilft, hilft doppelt – und wir sollten dieses Feld bitte nicht ganz den #USA überlassen! @Enver_Hoxhaj @GermanAmbKOS @albinkurti https://t.co/cSG40BGI2c
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) March 24, 2020