3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ish agjenti zbulon detajet: Ja kush e ndaloi koalicionin LDK-VV, ky është babai biologjik i SHIK-ut

Rekomandime

Koalicioni i mundshëm ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është penguar dhe pamundësuar nga ndikimi direkt i Hashim Thaçit…

- Advertisement -

SHIK-u vazhdon të mbetët një ndër organizatat më të përfolura në Kosovë, për të cilën në raportin e Inteligjencës së KFOR-it në vitin 2014, thuhej se ka pasur persona në listën e tyre për t’i hequr nga politika kosovare.

“Ekziston një listë me 40 emra të njerëzve të afërt me Rugovën. Kadri Veseli është drejpërdrejt I lidhur me disa nga figurat më të njohura politike, kriminale dhe ekstremiste brenda Kosovës, përfshirë Xhavit halitin, Agim Çekun, Rrustem Mustafën, Latif Gashin, Azem Sylën dhe Hashim Thaçin, liderin e PDK-së të cilit i raporton drejtpërdrejt”, thuhet ndër të tjera në raportin e Inteligjencës së KFOR-it në vitin 2014.

Edhe pse në legjislaturën e kaluar Lëvizja Vetëvendosje kishte mbledhur nënshkrime për të formuar Komision Hetimor në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për të hetuar të kaluarën e SHIK-ut dhe veprimtarinë e kësaj organizate, ajo dështoi që ta bëjë një gjë të tillë.

- Advertisement -

Por a do të ketë guxim legjislatura e re e Kuvendit të Republikës së Kosovës të merret me hetimin e SHIK-ut?

Lidhur me këtë për “Kosova Sot Online”, foli analisti politik, Naim Miftari i cili tha s nuk e beson se do të hetohet ndonjëherë SHIK-u.

- Advertisement -

“Përderisa nuk është hetuar dhe ndjekur deri sot, shumica e partive politike në Kosovë janë vet të inkriminuara në krimin e organizuar, në vrasje dhe në zhvatje të pasurisë së popullit si gjatë dhe pas luftës”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, koalicioni i mundshëm ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është penguar dhe pamundësuar nga ndikimi direkt i Hashim Thaçit.

“Thaçi është babai biologjik i SHIK-ut,dhe duke parandier rrezikun për ekzistencën, klani i SHIK-ut, Prontos do ta lëvizë “gur e dru” në Kosovë dhe do ta pamundëson me çdo mjet atë bashkim të mundshëm politik shpresëdhënës në mes LDK dhe LVV. Gjallë me kanë Luta, Agimi, Skenderi, Ismeti,Isa… .kurrë nuk do të ndodh të bashkohen VV dhe LDK”, theksoi Miftari.

Tutje, Miftari ka shtuar se pothuajse edhe në legjislaturën e ardhshme do të jetë e njëjta situatë.

“Keqpërdorimit të shtetit të parasë publike për interesa të pushtetarëve dhe interesave klanore të sistemeve politike që qeveritë i formojnë si me marrëveshje biznesit ku secili e kërkon tallin PREN e vet nga plaçkitja dhe zhvatja që i bëhet pasurisë të shtetit të Kosovës. Koalicioni i shpresës LVV dhe LDK është pamundësuar nga Thaçi (SHIK) dhe do të pa mundësohet prapë edhe pse do ta shihja njëherë në jetë një Qeveri që do udhëhiqet nga LVV dhe LDK bashkë .!”, përfundoi ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”./ kosova sot

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit