Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ashpër pas refuzimit të Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen në Bruksel
Bosch tha se presidenti serb e tregoi fytyrën e vërtët, derisa kërkoi që të ushtrohet presion mbi Serbinë.
“Vuçiq tregon fytyrën e tij të vërtetë! Asnjë lëvizje përsëri në shesh. Shpresoj tani presion real mbi regjimin [në Serbi] pasi tani përsëri pothuajse të gjitha shpresat u prishën”, shkroi ish-ambsadori në Facebook.
Postimi i plotë
Vuçiq tregon fytyrën e tij të vërtetë! Asnjë lëvizje përsëri në shesh.
Shpresoj tani presion real mbi regjimin [në Serbi] pasi tani përsëri pothuajse të gjitha shpresat u prishën.
Këtë herë ata nuk duhet të trajtohen përsëri me doreza mëndafshi, por të kenë frikë nga më e keqja duke parë përvojën e kaluar.