4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ish-ambasadori i Holandës “Godet” Daçiqin për Kosovën: Njerëzit si Daçiq, janë rrezik për paqen e rajonit

Rekomandime

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, i ka reaguar kryeparlamentarit serb Ivica Daçiq, i cili ka deklaruar se gjencidi është kryer kundër serbëve, e jo kundër shqiptarëve në Kosovë.

Bosch, duke kujtuar se Daçiq ishte shef i propagandës së kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, ka thënë se ai po e përdhu’non të vërtetë, duke e quajtur “qesharake” deklaratën e tij.

- Advertisement -

Ai ka thënë se njerëzit si Daçiq, janë rrezik për paqen e rajonit.

“Ish-shefi i propagandës së Millosheviqit, Ivica Daçiq, tregon përsëri se ai është ende shumë i mirë në përdhu’nimin e së vërtetës dhe vjen me këtë lloj historish krejtësisht qesharake. Si mund të merret seriozisht ky lloj i njerëzve? Rrezik për paqen në rajon”, ka thënë Bosch, përmes një postimi në Facebook.

Daçiq, në një intervistë për mediat serbe, pretendoi se gjencidi në Kosovë nuk ishte kryer ndaj shqiptarëve, por kundër serbëve, siç dëshmohet, sipas tij, “nga të dhënat për numrin e banorëve para dhe pas Iuftës në 1999”.

- Advertisement -

Ju jeni pak gabim se kush e ka kryer gjencidin. Ku janë serbët? Pastrimi etnik dhe gjencidi u kryen kundër serbëve. Kjo është një e vërtetë faktike dhe historike”, tha Daçiq, duke reaguar ndaj deputetit shqiptar, Shaip Kamberi.

“Sigurisht, Kosova ka qenë një temë qendrore serbe për shekuj. Ajo nuk ishte e jona, ne nuk e kishim atë për një kohë të gjatë. Nuk ishte e jona nga 1459 në 1912, për 453 vjet.

- Advertisement -

Ne nuk e kishim Kosovën, por ne nuk e humbëm atë. Nuk kishte asnjë temë në letërsinë, shkencën, kulturën dhe politikën tonë, e cila nuk kishte të bënte me Kosovën”, ka theksuar Daçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit