3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ish-ambasadori i SHBA’së në Beograd- Kosova dhe Serbia të bëjnë marrëveshje për hir të të rinjve që po ikin nëpër botë

Rekomandime

Ish-ambasadori i SHBA’së në Beograd, Camron Munter, ka qëndruar për një vizitë në Serbi, ku është takuar me krerët e shtetit serb, e me të cilët ka diskutuar në mënyrë specifike për çështjen e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

- Advertisement -

Munter thotë se të dy palët duhet të gjejnë një zgjidhje, pasi një gjë e tillë është e rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe për të rinjtë të cilët dita ditës po ikin nga vendet e tyre.

“Nëse unë do të isha udhëheqës i Serbisë, apo edhe i Kosovës, do të thosha se duhet të gjejmë një zgjidhje, sa më shpejtë që të jetë e mundur, për shkak se është e rëndësishme për vendin, dhe për rininë, të cilët çdo ditë e më shumë po ikin nëpër botë”, ka thënë Munter për tanjug, , raporton Gazeta Express.

Sipas tij është e rëndësishme që palët të fokusohen në gjetjen e një zgjidhje, dhe të qëndrojnë sa më largë ideve që kush do të humbasë apo kush do të fitojë.

- Advertisement -

“Në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje, ne nuk po bëjmë tregti lidhur me atë se kush do të jetë fituesi e kush humbësi, ne vetëm jemi duke menduar rreth asaj se çfarë mund të bëjmë”, ka shtuar Munter ndër të tjera.

Ai thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte ajo për të cilën do të kontribuojnë të gjithë.

- Advertisement -

“Zgjidhja më e mirë do të ishte ajo në të cilën përfshihen të gjithë”, duke shtuar se një gjë e tillë mund të arrihet vetëm nëse ka besim tek njerëzit që kërkojnë zgjidhje.

Munter thotë se kjo është edhe arsyeja se pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evorpa sjellin në Ballkan njerëz me përvojë për të ndërtuar besim.

Ish-ambasadori amerikan Munter dje ka folur gjithashtu edhe për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në dialogun në mes të Kosovës deh Serbisë.

Sipas tij, ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan-Harchenko është një njeri shumë i aftë i cili mund të ndihmojë në procesin e dialogut.

Megjithatë njëjtë sikurse Munter për përfshirjen e Rusisë në dialog nuk mendon, ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit