-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ish-deputeti i Kosovës nuk i përballon nderimet për Rugovën: Eskalon në fyerje ndaj tij

Rekomandime

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli duket se është nervozuar sot shumë, me nderimet që po i bëhen në 16 vjetorin e vdekjes presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ai nëpërmes llogarisë së tij në facebook ka shpërndarë një shkrim të Rexhep Qosjes, ku ky i fundit e kishte krahasuar ish-presidentin Ibrahim Rugova me shkrimtarin austriak Peter Handke, pasi sipas Qosjes të dy kanë kërkuar ndaljen e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

- Advertisement -

Xhemajli e quan Rugovën “tradhtar i vendit dhe i popullit të tij”.

Nëse doni të dini se çfarë janë politikanët shfletoni dokumentet që nënshkruajnë. Vendimet që marrin. Marrëveshjet që bëjnë, Dogovoret që i firmosin.

Të tjerat janë mite, legjenda, pallavra për mashtrim dhe vetmashtrim.

- Advertisement -

Mesazhi që jepet për gjeneratat e reja kur nderohen ata që kolaborojnë me okupatorët e ka vetëm një kuptim të ulët: Edhe nëse tradhton vendin e popullin tënd nuk ka dert, përsëri do të nderohesh”, shkruan Xhemajli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit