Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka treguar se sa para përfiton në muaj një deputet i Kuvendit të Kosovës. Thotë se do të duhej që deputetit t’i caktohej paga fikse, për të shmangur ngatërresat rreth pagesave.
“Një deputet i rëndomtë mesatarisht i merr ndërmjet 1700 dhe 1800 euro në muaj”, thotë Kadaj-Bujupi.
“Të gjithë deputetët janë pjesëmarrës të paktën në një komision por deputet që nuk është kryetar i komisionit, ose që nuk është nënkryetar i Kuvendit ose shef i Grupit Parlamentar mesataren e pagës e ka ndërmjet 1700 dhe 1800. 1850 është gati maksimumi që e merr, duke i përfshirë mëditjet, 50 euro pjesëmarrje”, shpjegoi ajo.
“Nëse kjo konsiderohet një pagë e dinjitetshme atëherë të bëhet me pagë fikse e cila i paguhet deputetit për punën e vetë edhe nuk ke nevojë me nda në komisione e pjesëmarrje në konferenca se mandej vazhdimisht ka me pas këso ngatërresa”, theksoi Kadaj-Bujupi.