1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ish-diplomati serb: BE-ja duhet ta ulë Albin Kurtin në tokë

Rekomandime

Ish-diplomati serb Zoran Millivojeviq thotë se vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel tregon se Bashkimi Evropian dëshiron që Ballkani Perëndimor “të bashkohet me BE-në në një mënyrë apo në një tjetër”. Ai thotë se BE-ja duhet ta zhbllokojë dialogun në mënyrën e duhur, të bëjë presion mbi Kosovën dhe “ta sjellë Albin Kurtin në tokë”, në mënyrë që të krijojë kushte për një dialog të kompromentuar, raporton RTS.

Millivojeviqc tha se përshtypja e parë pas vizitës së presidentit serb në Bruksel ishte se zhbllokimi i procesit të integrimit evropian të Serbisë.

- Advertisement -

“Ne kemi një pushim prej një viti në mënyrë që asgjë të mos ndodhë dhe kjo vizitë tregoi përkushtimin e Bashkimit Evropian dhe interesin në këtë rajon që procesi të fillojë”, deklaroi Millivojeviq.

Sipas tij, vizita në Bruksel tregoi se pozicioni i Serbisë është shumë i rëndësishëm për këtë proces.

“Një gjë tjetër që është gjithashtu e rëndësishme është interesi për zhbllokimin e dialogut, duke pasur parasysh që formimi i institucioneve të reja në Prishtinë ka përfunduar. Dhe gjëja e tretë që unë do ta vendosja në radhë të parë është lëvizja e parë në lidhje me hekurudhën dhe Korridorin 10, i cili duhet të jetë plotësisht operacional”, tha Millivojeviq.

- Advertisement -

Ai shtoi se pjesëmarrja e BE-së në një projekt specifik është një investim i drejtpërdrejtë. Millivojeviq tha se kjo tregon se BE-ja dëshiron që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE në një mënyrë apo në një tjetër.

“BE ka demonstruar interes në rajon në një mënyrë më konkrete sesa ka treguar deri më tani dhe ka përcaktuar qartë se Serbia ka një rol kryesor për të luajtur. Serbia është e interesuar në dialog dhe ka demonstruar vullnetin e saj në rrugën evropiane”, tha ish-diplomati.

- Advertisement -

Ai thekson se BE-ja do të duhet të veprojë në lidhje me Kosovën për të krijuar kushte për një dialog cilësor.

“Çështja e dialogut është e hapur për sa na përket neve. Prishtina ende këmbëngul në qëndrime maksimaliste. Kjo nuk është përgjegjësi e palës serbe”, tha Millivojeviq, duke shtuar se BE-ja duhet ta zhbllokojë dialogun në mënyrën e duhur dhe të bëjë presion mbi Kosovën dhe ta ulë Kurtin në tryezë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit