1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ish-drejtori i ATK’së e përfshinë Kryeministrin në një rrjet kriminal të fshehjes së tatimeve dhe punësimeve familjare

Rekomandime

Ish-drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, e ka përfshirë edhe Kryeministrin Avdullah Hoti në një rrjet kriminal të fshehjes së tatimeve me ndihmën e zyrtarëve të ATK’së. Ka thënë se Hoti në cilësinë e Ministrit të Financave ka qenë në dijeni për këto vepra kriminale por s’ka vepruar.

- Advertisement -

“Janë mbrojtur biznese të caktuara nga zyrtarët e ATK’së. Iu është dhënë favore bizneseve duke iu shmangur tatimet”, ka thënë Murtezaj.

Ai ka thënë se të gjitha këto i ka adresuar në organet e drejtësisë.

Ka thënë se miliona euro janë humbur shkaku i neglizhencës së zyrtarëve të ATK pasi kanë lejuar vjetërsimin e borxheve.

- Advertisement -

“Për këtë fenomen, nga ardhja ime në këtë pozitë, ka qenë angazhimi i një trupe, e cila ka bërë verifikimin e rasteve. Të gjeturat kanë qenë se s’ka pasur respektim të ligjit. Të gjitha janë procedura në Polici dhe Prokurori”, ka thënë ai.

“Kemi raste kur për miliona euro të pambledhura askush nuk jep llogari”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Murtezaj ka thënë se ka gjetur dallavere edhe kur janë kontrilluar raste të cilat i kanë proceduar nëpër prokurori dhe në organet tjera të drejtësisë.

Ai ka thënë se Avdullah Hoti ka lejuar të abuzohet me detyrën zyrtare kur ka lejuar të punësohen njerëz partiak dhe familjar në ATK.

“Fatkeqësisht nuk ka aktakuza për këto raste. Kanë marrë fëmije të prokurorëve në punë, fëmijët e deputetëve, fëmijët e gazetarit etj.”, ka thënë Murtezaj, duke thënë se e gjithë kjo është bërë për të fshehur krimin e organizuar.

“Kryeministri e di, i di edhe familjarët e tij të punësuar në Ministri”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit