1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ish eprori i lartë i UÇK-së: Na duhen armë të kalibrit të madh

Rekomandime

Hafir Hoxha, njëri nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës për fat të keq është e vetmja strukturë aktive e Ministrisë së Mbrojtjes.

- Advertisement -

“Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti bashkë me qeverinë kanë ndarë buxhet prej 100 milion eurosh për Ministrinë e Mbrojtjes, saktësisht për Forcën e Siguris së Kosovës, e cila për fat të keq është e vetmja strukturë aktive e kësaj ministrie. E them këtë pasi dihet që Ministria e Mbrojtjes, pran FSK-së në funksion të Ushtrisë profesionale do të duhej të kishte edhe struktura të tjera sikur Mbrojtjen Civile, e cila nuk egziston në Kosovë dhe paraqet hendikep të madh në sistemin e mbrojtjes. Kjo strukturë ka shumë detyra dhe obligime me një staf të gjerë aktiv dhe rezerva që do t`i ndihmonin shumë FSK-së, pra Ushtrisë së Kosovës në mbeshtjetjen në logjistikë , me staf rezervë, me infrastrukturë të gjerë civile deri në bashkësitë lokale”, thotë Hoxha.

Sipas tij, aktivizimi i Mbrojtjes Civile do të edukonte dhe përgatiste rininë në tërësi, shkollat, ndërmarrjet private dhe shoqërore e deri tek familjet, se si duhet të veprojnë dhe reagojnë në raste emergjente dhe katastrofa natyrore dhe në ato të shkaktuara nga faktori njeri, pra edhe në rast të luftës së armatosur.

“Ne e kemi popullatën tërsisht pa njohuri, të pa organizuar, të pa strukturuar dhe të aftesuar për të parandaluar katastrofat, aty ku mundemi dhe të orgnizohemi dhe të i menaxhojmë katastrofat ashtu si duhet. Ne për fat të keq as në shkolla nuk i kemi lëndët shoqërore për edukimin e nxënsëve me njohuri elementare për mbrojtje dhe siguri sikur i kanë të gjitha shkollat e shteteve normale! Pra, nuk kemi shërbim ushtarak të obliguar e as shërbim në mbrojtjen civile për ata njerëz të cilët nuk deshirojn të shërbejnë në ushtri”, shprehet Hoxha.

- Advertisement -

Sipas ish-oficerit të UÇK-së, buxheti prej 100 milion eurosh është buxhet solid dhe shumë më i mirë në krahasim me buxhetet e qeverive të mëparshme, që nuk tregonin aspak seriozitet as angazhim për të përforcuar shtetin.

“Ky buxhet në krahasim me numrin e pjestarëve të FSK – së do të ndikojë në standardin e pjesëtarëve të FSK-së, do të jap shenja dhe angazhime për synime të reja dhe serioze në sistemin e mbrojtjes”, potencon ai.

- Advertisement -

Në kuadër të kësaj, Hoxha bëri krahasimin e buxhetit të Kosovës për ushtrinë me buxhetin përkatës të shteteve fqinje.

“Nëse i krahasojmë buxhetin e shteteve fqinje sa ndajnë ato për ushtritë e tyre ne nuk duhet të jemi aspak të kënaqur, pra Mali i Zi ndan – 97 milionë dollare, me pak se Kosova, pastaj Maqedonia Veriore 165 milionë, Kroacia 970 milionë, Sllovenia 515 milion, Shqipëria 210 milion dollarë (pak më shumë se sa dyfishi i Kosovës), kurse shtetet pak më të fuqishme kanë buxhet më serioz sikur Rumunia 5,5 miliarde dollarë, Hungaria 1,8 md, Bulgaria 1,2 md dhe Serbia 1,036 md”, nënvizon ai.

Hoxha shpreson se 10 milion eurot e ndara nga qeveria Kurti të përforcojnë kapacitetin teknik për zjarrëfikësit dhe policinë, pasi të dyja kanë detyra dhe obligime aktive në terren.

Ai shprehet se fillimi i amratosjes se FSK-së me armë të rënda, me sisteme të mbrojtjes kunderajrore dhe me paisje kundër mjeteve të blinduara, i ndihmon forcave të NATO-s.

Kjo pasi, gradualisht ne marrim përgjegjësinë tonë për mbrojtjen e integritetit teritorial tokësor dhe ate ajërorë të Kosovës duke u paijsur edhe me helikopter pasi për aeroplan luftarak nuk kemi nevojë e as hapsire ajërore”, nënvizoi ai.

Në fund ai potencoi se me përforcimin e FSK-së rritet serioziteti dhe nevoja që sa më parë të bëhemi edhe pjesë e forcave të NATO-s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit