1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ish i burgosuri politik Haki Morina i hyn garës për deputet në Kuvendin e Kosovës

Rekomandime

Veprimtari dhe ish i burgosuri politik Haki Morina, duket se do të jetë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, i propozuar nga diaspora.

- Advertisement -

Madje një propozim zyrtar për Morinën, në PDK ka shkuar nga dega e kësaj partie në Austri, ku Morina propozohet si kandidat për deputet në kuadër të kuotës së vënë në dispozicion për diasporën.

Burime të mirinformuara i kanë thënë mediumit tonë se edhe pse nuk është zyrtarizuar lista e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja, zyrtarizimi i kandidaturës së Haki Morinës tashmë është punë e kryer.

Haki Morina është ish i burgosur politik, i cili veprimtarinë e tij politike e ka filluar që në moshën 17 vjeçare, kur edhe është burgosur pas organizimit dhe pjesëmarrjes në protestat e vitit 1981. Ai pas vuajtjes së dënimit prej 7 vjetësh lirohet dhe sërish vazhdon veprimtarinë politike dhe kombëtare, duke rekrutuar patriotë të kohës në njësitet ilegale të LPK-së.

- Advertisement -

Në vitet e 90-ta atij i pamundësohet veprimi brenda vendit dhe kalon në Shqipëri, ku njihet për kontributin e jashtëzakonshëm në konsolidimin e të majtës atje dhe për rolin e tij në themelimin e Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë, nga ku më pas emigron në Zvicër, ku jeton edhe sot e kësaj dite.

Gjatë luftës së Kosovës Morina ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fondin “Vendlindja Thërret” dhe në redaksinë e Zërit të Kosovës. Në rrethe të ngushta ai njihet edhe si njëri ndër disenjatorët e emblemës së UÇK-së. Morina është poet dhe publicist dhe deri më tani, i ka katër libra të botuara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit