1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ish-kandidati për deputet: PDK-ja s’duhet të sillet sikur Thaçi e Veseli kanë shkuar për pushime në Hagë

Rekomandime

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Haki Morina, i cili është edhe ish i burgosur politik, përmes një shkrimi autorial ka thënë se PDK-ja nuk duhet të sillet sikur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë shkuar për pushime në Hagë ose sikur ata nuk kanë qenë liderë e drejtues të PDK-së.

PDK-ja, sipas ish-kandidatit për deputet të kësaj partie, duhet ta demonstrojë shumë më bindshëm se deri tani, që kanë qenë, janë dhe do të jenë në mbrojtje dhe në mbështetje të fuqishme politike të figurës së ish-presidentit legjitim të Kosovës, por edhe të figurave tjera që në Hagë përfaqësojnë Iuftën tonë çlirimtare.

- Advertisement -

Asnjë Iuftë e asnjë pavarësi nuk është meritë veç e një individi, sepse vetëm nuk bëhet liria as pavarësia. Por, më meritori bëhet emër simbolizues i atyre përpjekjeve. E ai është Hashim Thaçi, që edhe sot po ballafaqohet me sfidat e pavarësisë, duke vuajtur si i burgosur politik. Po e vuan burgun për shkak të rolit të tij të madh në Iuftën çlirimtare, si njëri nga krerët më të rëndësishëm të saj dhe si drejtor i drejtorisë politike të UÇK-së. Ani pse Gjykata Speciale zyrtarisht u themelua nga Kuvendi i Kosovës, nuk duhet të mungojë mbështetja e institucioneve dhe e politikës së Kosovës. Nuk duhet të mungojë, sepse dihet, kjo gjykatë ishte një sfidë e madhe për t’i çuar përpara proceset politike të cilat e ndihmojnë Kosovën për të ecur më e sigurt drejt finalizimit të statusit ndërkombëtar të saj”, ka thënë Morina.

Ish i burgosuri politik ka thënë se Hashim Thaçi ishte i vetëdijshëm që mund të ishte edhe vetë kurban i këtij procesi, por ai nuk e vuri vetën mbi interesat e Kosovës.

“Kjo gjë duhet të merret parasysh nga të gjithë, e jo të bëhet e kundërta, siç po veprohet deri tani, duke e sulmuar figurën e tij, e duke i dhënë kështu “legjitimitet” moral, jo Gjykatës, por prokurorit të lëndës kundër ish Presidentit. E duke i dhënë përkrahje morale prokurorit në akuzën e tij, në këtë rast nuk i jepet përkrahje dënimit të ish Presidentit, por i jepet përkrahje akuzës që e komprometon luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Morina.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit