3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ish-këshillëtari i Kurtit: VV-ja e mori një shuplakë të mirë dhe të nxehtë

Rekomandime

Analisti politik Shkëlzen Gashi ka thënë se këto zgjedhje treguan se Vetëvendosje u ndëshkua për udhëheqjen e keqe në komunat që kishte dhe për përzgjedhjen e gabuar të kandidatëve në disa komuna.

Megjitatë, ai thotë se emancipimi që ka ndodhur në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit ka vazhduar.

- Advertisement -

“Vetëvendosje e ka marrë një shuplakë të mirë dhe të nxehtë, gjë që është shumë mirë. Është ndëshkuar në tri komuna ku ka qeverisur tepër keq sikur që është Prishtina për tetë vjet e degraduar dhe e shkatërruar, Mitrovica për katër vjet, Prizreni për katër vjet. Në këto tri komuna ku ka qeverisur është ndëshkuar. Në tri komuna ku s’ka nxjerrë kandidatë të mirë sikur që është Peja,

Ferizaji dhe Gjakova. Ata që kanë udhëhequr në këto komuna i bie që kanë qeverisur mirë dhe partitë politike opozitare në nivel nacional kanë pasë kandidatë të mirë”.

Gashi në Rubikon tha se rasti i Gjilanit është më interesanti dhe se nëse Vetëvendosje të vepronte njëjtë edhe me komunat tjera do të ishte më e suksesshme.

- Advertisement -

“Nëse Vetëvendosje do të kishte kandidatë të mirë sikur në Gjilan do t’i kishte sfiduar edhe Pejën, Gjakovën dhe Ferizajn do të mund të kishte fitore”.

Gashi tha se prapë se prapë nuk janë zgjedhje nacioanle dhe kjo ka ndikim të madh. Po ashtu, arsye për këtë rezultat të Vetëvendosjes është edhe mosardhja e diasporës s’ka ardhur sikur më 14 shkurt./KlanK/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit