1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ish-këshilltari i Thaçit i kundërpërgjigjet Surroit: Poshtë ke rënë, po kënaqesh si argat i Besnik Bislimit

Rekomandime

Ish-këshilltari i Thaçit Ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas deklaratave të publicistit Veton Surroi për Hashim Thaçin, i cili deklaroi se Hashim Thaçi dhe grupi i tij i kanë bërë shumë dëme vendit dhe marrëveshjet janë problematike.

- Advertisement -

Behramaj ka thënë se Surroi paska harruar që 90 % e “Grupit të ekspertëve” të Qeverisë Kurti janë po të njëjtit që ishin edhe me Hashim Thaçin. Madje, sipas tij, me dy ish-këshilltarë dhe dy ish-ambasadorë të Thaçit, Surroi tashmë është në të njëjtin ekip.

Nëse marrëveshjet iu duken problematike, Behramaj i ka thënë Surroit që ta këshillojë Kurtin dhe t’i anulojë të gjitha.

“Shumë poshtë ka rënë Surroi nga ambiciet për president e kryediplomat. Edhe me argatëri e ka ulur tepër nivelin. Dikur argat i Jugosllavisë. Pas luftës, argat i Hashim Thaçit. Tash po kënaqet edhe si argat i Besnik Bislimit. Paska folur diçka edhe për presidentin dhe njerëzit e tij, duke harruar që 90 % e këtij “Grupit të ekspertëve” të Qeverisë Kurti janë po të njëjtit që ishin edhe me Hashim Thaçin. Me dy ish-këshilltarë dhe dy ish-ambasadorë të Thaçit, Surroi tashmë është në të njëjtin ekip. Por, në drejtimin kah janë nisur, Vetëvendosjes së shpejti edhe emrin do ia bëjnë UJDI. Nëse marrëveshjet iu duken problematike, këshillojeni Kurtin le t’i anulojë të gjitha!”, ka shkruar Behramaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit