Ish-këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Ismail Syla ka publikuar një fotografi të ish-presidentit, ku shihet duke lexuar një libër me titull “Mungon Presidenti”.
Ismail Syla ka publikuar sot një fotografi të ish-presidentit Thaçi, në Facebook.
Aty Thaçi shihet teksa lexon një libër me titullin “Mungon Presidenti”.
Syla këtë fotografi siç duket e ka publikuar për të rikujtuar personalitetin e Thaçit dhe kontributin e tij.
Thaçi aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë teksa po përballet me akuzat e Prokurorisë së Specializuar.
Më poshtë postimi i plotë nga Syla.
https://www.facebook.com/ismail.syla.54/posts/3836872499685969