2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ish këshilltarja e Haradinajt ‘godet’ Veselin: Fshihej pas flamurit amerikan e godiste Ramushin për taksën

Rekomandime

Ish këshilltarja e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj Stublla, ka reaguar ndaj Kadri Veselit, i cili është kundër heqjes së taksës, të cilën Amerika po kërkon që të hiqet.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se kush do ta mendonte që Veseli që dikur fshihej pas flamurit amerikan dhe e godiste Haradinajn me suspendimin e taksës, tani nga karriga opozitare e mbron mbajtjen e taksës.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se ai i harroi amerikanët, sepse e kuptoi se atyre nuk u pëlqen nëse servilosesh, duke shtuar se kryeministri Albin Kurti do të kthehet sërish në qëndrimin se taksa nuk duhet të hiqet.

Postimi i plotë i saj në Facebook:

AMERIKANËT NUK I DOJNË LABILËT

Kush e kish mendu që Kadri Veseli, që dikur fshihej prapa flamurit amerikan kur godiste kryeministrin Haradinaj me kërkesën për suspendimin e taksës 100%, sot nga karriga opozitare mbron mbajtjen e taksës!!!!

- Advertisement -

I harroi amerikanët, sepse e kuptoi që atyre nuk u hyn në qef duke u servilosur!

Sot, po duket se Kadriu opozitar u duhet ndërkombëtarëve si instrument, që përmes tij të amortizojnë kundërshtimet vendore ndaj vendimit të Albinit se do ta heq taksën, dhe ta gëzojë Serbinë. U duhet si antipod i Albinit, në mënyrë që situata pas heqjes së taksës të duket si ‘ç’kapje e shtetit.’

- Advertisement -

E Albini sot, si Kadriu dje, gaboi rëndë që ndryshoi qëndrim e u deklarua pro heqjes së taksës:

1. Pa patur asnjë sinjal se Serbia do kërkojë falje
për krimet ndaj shqiptarëve dhe mohimin e
tyre;

2. Pa njohjen e Kosovës nga Serbia, në kufijtë
ekzistues;

3. Pa analizuar implementimin e përgjithshëm
të marrëveshjeve ekzistuese me Serbinë;

4. Pa mbajtur as edhe një të vetmin takim me
familjarët e mbi 1,000 të pagjeturve;

5. Pa i takuar përfaqësueset/shoqatat e rreth
20,000 viktimave të dhunës seksuale gjatë
luftës;

6. Pa i kuantifikuar dëmet e pariparueshme që
Serbia ia ka bërë Kosovës me të ashtuquajtura
“tërheqje të njohjeve”;

7. Pa i analizuar raportet e Doganës së Kosovës
rreth bilancit tregtar me Serbinë;

8. Pa u konsultuar me prodhuesit kosovarë rreth
efektit që taksa ka patur në prodhim vendor
dhe punësim.

Mbase kur të informohet saktë, edhe Albini do të kthehet në qëndrimin e tij origjinal që kishte dikur, se taksa duhet të mbahet. Por, reagimi i fundit i Amb.Grenell na rikujton që politikani që ndryshon qëndrimet, bëhet instrument i të tjerëve!

E ndërsa Serbia e prodhuesit e saj janë në festë, Kadriu e Albini tani duhet të gjejnë rrugën nëse munden, të kthehen në rrugë të mbarë, pa u instrumentalizuar, sepse propaganda se ‘Amerika do të tërheqet nga Bondsteel’ është harxhuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit