-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ish komandanti britanez i dëshpëruar me NATO-n kërkon të formohet një koalicion shtetesh për t’i reaguar Putinit

Rekomandime

Ish-gjenerali i ushtrisë britanike, Nick Parker, ka thënë se NATO është “mundur” pas invazionit rus në Ukrainë. Ai ka kërkuar që të formohet një koalicion shtetesh për t’ju revanshuar presidentit rus Putin.

Ish-komandanti i forcave tokësore britanike, ka thënë se NATO nuk e ndaloi Rusinë dhe tani i është afruar shteteve të NATO-s që janë anëtarësuar në Aleancë në vitin 2004, shkruan The Guardian.

- Advertisement -

“ Bllofi i NATO-s u përdor nga Rusia. Ne nuk ishim në gjendje të ndalonim rusët të shkelnin në të gjithë Ukrainën dhe tani NATO po mban linjën e zgjerimit të 2004, përgjatë vijës së shteteve baltike dhe Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë. Dhe ajo që duhet të bëjë është të mbrojë atë linjë, është në atë që në terma ushtarakë do ta quajmë pozicion mbrojtës. Dhe nuk mendoj se ka kapacitetin për të kaluar në ofensivë me 30 kombet e saj, të gjitha me pikëpamje paksa të ndryshme. Ne duhet të kemi një koalicion më të vogël kombesh që mund të fillojnë të zhvillojnë një kundër-strategji sulmuese ndaj Putinit”, ka thënë ai për BBC-në.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit