4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Ish-komandanti në UÇK porosi Vucicit: Mblidhi ato trupa ushtarake rreth kufirit, se i merr me arkivole

Rekomandime

Ish-komandanti në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sadik Halitjaha, ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri, ku Vucicin e ka quajtur Milosevici i ri.

- Advertisement -

Me anë të një shkrimi në Facebook, Halitjaha ka thënë se Milosevici i ri (Vucici), po e kër.cënon realisht Kosovën, pasi po vepron me xhandarmërinë dhe ushtrinë në afërsi të kufirit.

Ai e ka quajtur këtë përzierje flagrante të Serbisë, në rendin kushtetues të Kosovës.

“Serbia rrezlkon Kosoven! Vučič Miloševiči i ri! Kerrcnon realisht edhe vepron me Gjandarmeri e Ushtri me të gjitha forcat me arma.tim të rand ka msyer Kosoven dhe shum po i ofrohet kufirit!

- Advertisement -

Rrezlkon teritorin dhe vendin ton te lir e të pa var.ur! Perzirje flagrante në mbrendrin e rendit e të kushtetutes së Kosoves! Cakton kater Kerkesa (pika) kushte për te vazhduar dialogun!  Kto të katertat kushte jan për mbrendin e Kosoves?! Ky si duket asht budalla a’po don me qen i till! Pse se kupton që Kosova s’asht Serbi, por Kosovë!”, ka shkruar Halitjaha.

Tutje ai ka thënë se Vucic ka të drejtë të interesohet për serbin, por jo për Kosovë, duke i quar më pas edhe një porosi.

- Advertisement -

“Ai viqi ka te drejt te interesohet per serbin, por jo per Kosoven! Ktu jemi ne dhe dim mir si duhet mbrojtur vendln dhe lirin! Ne Vete.ranet e UÇK-s i thojm larg duart nga Kosova mos luaj me zja.rrë, mblidhi ato trupa Ushtarake rreth kufirit dhe kthej në kazerma, se i merr me arklvole!”, ka shkruar në postim Halitjaha.

Shkrimin e tij ish-komandanti i UÇK’së e ka vazhduar duke thënë se veteranëve nuk iu intereson politika e Qeverit, as partitë e as fushata zgjedhore, ata duan ta mbrojnë Kosovën.

“Neve nuk na intereson politika e Qeverit as partit as fushata e zgjedhjet! Kur asht ne pytje Atdheu të gjithve na thret gjaku i deshmorve ta mbrojm Kosoven dhe lirin ton, të fituar me shum gj.ak!

Lirin s’naj ka fal Serbija e Vuqiqit as e Millosheviqit! Ne e kem fituar me gjakun ton me luf.ten ton dhe me ndimen e Aleatve te cilet jan perher me ne! Na jemi ktu e të gatshem se luajm kamben! Jemi në Atdheun ton dhe të gatshem ta mbrojm me q’do kusht!”, ka shkruar në fund Halitjaha.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit