Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PS-së, Fatos Nano është dërguar në Spitalin Amerikan.
Ai zbret nga makina tip Mercedes Benz i shoqëruar nga bashkëshortja Xhoana Nano dhe shoqëruesi i tij.
Nuk dihet se çfarë mund të ketë pasur Nano, por shihet se ai vë maskën dhe ecën ngadalë, në pamundësi për të vazhduar me këmbët e tij.
I ndihmuar dhe nga mjekët ai ulet në karrocë dhe futet brenda në spital për të marrë ndihmë mjekësore.