2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ish-kryetarja e gruas së LDK-së në Drenas i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Rekomandime

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka njoftuar se Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar veprimtarja e çështjes kombëtare,Elmije Plakiqi, nga Nekovci i Drenasit.

- Advertisement -

Kurti ka treguar Plakiqi ka qenë ushtare e UÇK-së në zonën e Pashtrikut dhe Komandante për moral dhe politikë në batalionin e parë të kësaj zone.Tutje ai ka bërë me dije se Plakiqi ka qenë edhe ish-kryetare e gruas së LDK-së në Dreans në vitet 96-97.

Shkrimi i plotë:

Elmije Plakiqi, veprimtarja e çështjes kombëtare nga Nekoci i Drenasit, na u bashkua në VETËVENDOSJE! ashtu siç ka qenë perherë në Lëvizje. Në zyren time erdhi bashkë me kandidatin tonë për deputet, Enver Dugolli.

- Advertisement -

Elmija ka përfunduar studimet në nivelin bachelor në drejtimin gjuhë dhe letërsi shqipe, ndërsa studimet master në drejtimin shkenca politike me fokus në marrëdhëniet ndërkombëtare diplomatike. Ajo ka qenë ushtare e UÇK-së në zonën e Pashtrikut dhe Komandante për moral dhe politikë në batalionin e parë të kësaj zone.

Si e burgosur politike në vitin 1981 për organizim të demonstratave në Drenas, aktiviste e KLMDNJ-së gjatë viteve të ‘90-ta, dhe kryetare e gruas së LDK-së në Drenas në vitet 1996 dhe 1997, Elmija vazhdimisht ka qenë duke u angazhuar për çlirimin e popullit tonë dhe për barazi e drejtësi në shoqërinë tonë. Kontributi i saj tash do të vazhdojë bashkë dhe drejt me krejt ne.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit