4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Ish-maf’iozi shqiptaro-amerikan që i priu protestës kundër Biden: Isha atje me disa patriotë shqiptarë

Rekomandime

Ai tregon se nuk ishte shqiptari i vetëm në këtë protest, të cilën thotë se e organizuan për ta ruajtur demokracinë.

“Po unë isha atje dhe u përfshiva me disa patriotë shqiptar dhe gjithashtu me veteranë që i shërbyen këtij vendi në disa Iuftëra dhe Iuftuan për demokracinë tone, lirinë dhe kushtetutën tonë të madhe për Amerikën”, ka thënë Alite për Gazetën Infokus.

- Advertisement -

Ish-maf’iozi me prejardhje shqiptare, thotë se kishte organizuar një grup prej rreth një mijë personash për mbrojtur sistemin electoral që të mos kthehet në një sitem të korruptuar të botës së tretë.

“Unë organizova një grup të vogël prej ndoshta afër 500 deri një mijë personave ose më shumë që u paraqitën për të mbrojtur sistemin tonë të lirisë sonë dhe korrupsionin e zgjedhjeve tona…”, ka bërë të ditur Alite.

Sipas tij, ky organizim nuk kishte të bënte me Presidentin Trump, të cilin e quan symbol të lirisë, por “kjo ka të bëjë me zyrtarët e Qeverisë sonë dhe sa të korruptuar janë bërë ata së bashku me mediat tona”.

- Advertisement -

Alite ka thënë edhe se kishte shumë shqiptar bashkë me të që protestonin për lirinë e Amerikës e jo për Presidentin Trump. Nëse Amerika humbet lirinë e saj, kështu, sipas tij, edhe pjesa tjetër e botës si Shqipëria kurrë nuk ka shansin të ketë dhe aftësinë për të përparuar.

Ai thotë se për këtë kanë dhenë jetën shumë shqiptar të tjerë. Madje këtë janë në gjendje ta bëjnë përsëri.

- Advertisement -

“Ne do të vdesim për Kosovën dhe për shqiptarët këtu dhe atje dhe përkundër asaj si e kuptojnë njerëzit atje, ne jemi super fuqia e botës dhe nëse Biden merr përsipër ai është një politikan i korruptuar që dëshiron në rend botëror socializmin dhe komunizmin në krah të tij dhe të bijve të tij në partneritet me Kinën komuniste dhe Soros”, thotë Alite.

Ai akuzon Biden se po e përdorë pandeminë për të kontrolluar botën dhe ekonominë.

Ish-maf’iozi nuk e harron në asnjë moment prejardhjen e tij.

Madje këtë e bënë të qartë disa herë dhe flet me krenari për shqiptarët.

“Unë jap për shqiptarët gjakun tim, dashurinë time, jetën time për të Iuftuar që Kosova dhe Shqipëria të jenë në gjendje të jetojnë dhe prosperojnë me punë dhe forcë ekonomike dhe vetëbesim por Biden është një ujk në lëkurë deleje që jep me një dorë dhe merr e kontrollon me një tjetër”.

Tani thotë se partia e Biden është më e korruptuara në historinë e Amerikës, të një kombi të lirë dhe ai po shtyp votën e qytetrëve “dhe heronjve tanë që vdiqën në Iuftëra, në të gjitha Iuftërat”.

“Unë kam qenë një gangster, maf’iozi dhe tani ata janë maf’ia dhe unë Iuftoj kundër turpit të tyre për Amerikën dhe dashurisë për këtë vend dhe shqiptarët këtu dhe atje”, thotë Alite, i cili një ditë më parë u printe protestuesve kundër Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Arsyeja që qytetarët e pakënaqur me Presidntin e ri po protestojnë, sipas Alite, ka të bëjë me instalimin e një sistemi korruptiv në kurriz të amerikanëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit