1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ish-ministri britanik reagon ashpër: Marrëzi që shtete të BE-së nuk e njohin shtetin e Kosovës

Rekomandime

Denis MacShane, ish-ministri britanik për Evropën në kabinetin e Tony Blairit, ka kritikuar shtetet anëtare të BE-së që nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës.

Reagimin e tij, MacShane e bëri përmes një postimi në Twitter, duke shpërndarë një opinion të gazetarit Jeremy Cliffe ku ai flet për zgjerimin e mëtejmë të BE-së.

- Advertisement -

“Ekziston një rrezik i vërtetë se BE-ja mund të ‘humbasë’ shtetet në skajet e saj lindore nga destabiliteti dhe zhgënjimi, nëse ajo pengon rrugën e tyre drejt anëtarësimit”, thotë Cliffe.

Ndërkaq MacShane tha: “Jam dakord, por asnjë lob efektiv nuk po e argumenton këtë dhe qeveritë kombëtare bllokojnë shumicën e përpjekjeve – marrëzi surreale nga Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania që Kosova nuk ekziston si shtet i vogël evropian për ta që duhet njohur.

Macroni mbështeti linjën tuaj në 2017-ën, por ndërroi mendjen kur u ngrit Le Pen”, tha MacShane në këtë postim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit