-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ish-ministri i Jashtëm rus: Putini po blen kohë për të sulmuar më fuqishëm

Rekomandime

Ish-ministri i Jashtëm rus, ka thënë se Rusia po tenton të blejë kohë para se “të godet më fort”.

Andrei Kozyrev, që ishte ministër i Jashtëm i Rusisë nga viti 1990-1996, ka dhënë një analizë lidhur me premtimet e Rusisë për të zvogëluar operacionet ushtarake përreth Kievit dhe Chernihivit.

- Advertisement -

“Lajm i mirë nga bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll nuk është se Putin papritmas ka vendosur të sillet mirë dhe në besë – por kjo po ndodhë për shkak të rezistencës ukrainasve, që e ka bërë atë të duket në aspektin diplomatik shumë të dobët”, ka shkruar Kozyrev në Twitter.

Ish-politikani rus që është një kundërshtar i madh i luftës ruse në Ukrainë, ka theksuar se “Moska ka premtuar reduktim të aktivitetit ushtarak”, që sipas tij mund të jetë një manovër që Rusia të blejë kohë për rigrupim dhe të godasë më fort.

“Regjimi i Putinit e kupton gjuhën e forcës dhe vetëm të forcës. Disfata në afërsi të Kievit, e ka bërë Putinin në aspektin diplomatik të duket shumë i dobët dhe të aplikojë manovra të reja ushtarake”, shtoi Kozyrev.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit