1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ish-ministri i Jashtëm shqiptar: Marrëveshja për shkëmbim territoresh u bllokua nga Gjermania

Rekomandime

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, ambasadori John Bolton, ka ndërlikuar edhe më shumë situatën politike në Ballkan, me deklaratat e tij mbi një marrëveshje midis Thaçit dhe Vuçiqit për shkëmbimin e territoreve në kuadër të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Por për ish-ministrin e Jashtëm shqiptar, Kastriot Islami, Boltoni “nuk i ka hedhur benzinë flakës, por i ka hedhur një ndriçim një çështjeje që diskutohej prej kohësh, ku të gjithë ata që e kanë denoncuar janë shpallur si armiq”.

- Advertisement -

“Një çështje shumë e thellë, që nuk përfshin vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin”, ka deklaruar ish-ministri shqiptar.

Islami rrëfen për A2 se ka qenë gjithmonë i sigurt për dështimin e marrëveshjes, për dy arsye kryesore.

“Kam pasur gjithmonë bindjen që kjo marrëveshje do të bllokohej, kryesisht dhe ekzaktësisht nga Gjermania, që nuk ka lëvizur kurrë nga pozicioni i saj kundër. Për Berlinin në qoftë se fillon në Ballkan shkëmbimi i territoreve, hapet kutia e Pandorës që nuk dihet ku të çon, sigurisht në destabilitetin e rajonit”, thotë ai, që shton edhe një tjetër bindje, e përforcuar nga deklaratat e Boltonit.

- Advertisement -

Sipas tij, “ky skenar pra nuk është amerikan dhe i presidentit Trump. Kjo është çështje midis Thaçit dhe Vuçiqit që nis nga ky i fundit dhe që ka si skenar idenë e Serbisë së madhe që do të garantonte pushtetin e tij”.

Sipas tij, aso kohe ish-kryeministri Kurti ka qenë pengesë për këtë skenar, dhe për këtë arsye “faktorë të rëndësishëm që merreshin me këtë çështje e kanë larguar”, sepse nuk pranonte skenarin e gatuar prej kohësh.

- Advertisement -

Për Islamin, këtë skenar e kanë pohuar në Serbi personalitete të ndryshme, si ish-ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq, që ka thënë se jo vetëm ekzistonte kjo marrëveshje, por “është i implikuar Edi Rama dhe ish-kryeministri i Britanisë Tony Blair, për habinë e vetë opinionit publik serb”.

Diskutimet sipas tij kulmuan në Nish, aty ku tre liderët, Vuçiqi, Thaçi dhe Rama u takuan në kuadër të Mini-Shengenit ballkanik, që sipas tij “paraqet të njëjtin skenar të prezantuar në mënyrë të ndryshme”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit