1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ish ministri në Qeverinë Kurti: “36 anëtarë të familjeve tona vdiqën sot, qendrat e vaksinimit kanë pushim”

Rekomandime

Ish ministri i Bujqësisë dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa e konsideron si bilanc lufte numrin prej 36 nga CoVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Në një postim në Facebook ai ka thënë se për do orë po vdes një qytetar i Kosovës.

“70 vdekje në 72 orët e fundit. Pra, çdo orë vdes nga një kosovar. Një familje humb babain, nënën, vajzën, djalin, motrën, vëllaun, gjyshen… çdo orë, 24 orë në ditë”, shkroi Mustafa.

Ai komntoi dhe faktin se popullit po i bëhet thirrje që të vaksinohen, ndërkohë që nuk ka termine të lia.

- Advertisement -

““Populli i ka fajet” thonë, se “nuk po vaksinohen”. E dielë. 36 anëtarë të familjeve tona vdiqën sot. Qendrat e vaksinimit kanë pushim. Termine të lira nuk ka”, shkroi Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit