0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ish-ministrit i del gënjeshtra/ U mburr për rindërtimin e rrugës, një vit më vonë nuk shikohet me sy

Rekomandime

Është viti 2019 dhe shqiptarët ende vuajnë premtimet e rreme të qeverisë, apo ato që qeveria i proklamon si arritje të saj. Realiteti është krejt i ndryshëm e këtë e dëshmojnë banorët e shumë zonave në vendin tonë.

Ditën e sotme, pranë redaksisë së JOQ ka ardhur një material mjaft interesant, në të cilin tregohet hapur propaganda me lugë boshe e qeverisë Rama. Kështu, në vitin 2018, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë takimeve me qytetarët, ka ngritur zërin për domosdoshmërinë e rindërtimit dhe asfaltimit të rrugës Kashar-Rrogozhinë.

- Advertisement -

Në këtë takim ai ka thënë me bindje se është mbyllur projekti i Vilë Bashtovë-Geth i Mesëm, Spille. Por ka kaluar rreth një vit e 6 muaj nga periudha kur ministri bënte deklarata të bukura me qytetarët, ndërsa gjendja në terren është krejt tjetër.

Këtë e ka dëshmuar qytetari, i cili sjell pamje “të freskëta” nga rruga. Në to vihet re një aks rrugor i shkatërruar, gati-gati mesjetar, ku nëse dikush ka gurë në veshka dh do ta nxjerrë, një shëtitje në këtë rrugë plotë me gropa ia garanton nxjerrjen e gurit.

E si të mos mjaftojë kjo, kush ka makina të tepërta që do t’i shkatërrojë, ky është vendi i duhur, kuptohet, i katandisur në këtë gjendje pasi qeveria ka “vënë dorë”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit