3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ish oficeri i KFOR-it: Do të luftoj që Norvegjia ta tëheq njohjen e Kosovës

Rekomandime

Christian Cash, ish oficer i KFOR-it është paraqitur si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Do të luftojë që Norvegjia ta tërheq njohjen e Kosovës, ka thënë Christian Cash, ish oficer i KFOR-it.

“Synimi im është të luftojë që Norvegjia të tërheq njohjen e të ashtuquajturës Kosovë. Tashmë kam biseduar me shumë njerëz për këtë, dhe si anëtar i partisë Demokratike, dy vite më parë jam munduar të hyj në Parlament. Nëse do të ndodhte, do t’i propozoja Qeverisë ta tërheq atë njohje”, deklaroi ai për të përditshmen serbe “Politika”

Si oficer i KFOR-it, Cash ishte i angazhuar në marrëdhënie me publikun dhe ishte dëshmitar i sulmit ndaj autobusit “Nish ekspres” më 2001 kur humbën jetën 12 serbë. Ai ka theksuar se ndjen përgjegjësi për bombardimin e Serbisë por edhe për faktin se sipas tij, KFOR-i nuk i mbrojti pakicat në Kosovë gjatë por edhe pas konfliktit.

- Advertisement -

“Shpresoj që për shkak të kësaj mund ta padis kryesuesin e atëhershëm të Qeverisë, Bondevik, i cili veten e quan njeri të besës e në fakt është luftëtar. Gjatë intervenimit humanitar ka bërë agresion ndaj Serbisë. Besoj se është e mundur të paditen të gjitha shtetet që kanë marrë pjesë në agresionin e NATO-s”, theksoi ai./lajmi.net/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit