1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ish presidenti bullgar: Qindra mijëra bullgar dhe shqiptarë janë eliminuar nga regjimi i diktatorit Tito

Rekomandime

Ish presidenti bullgar Rosen Plevneliev në një intervistë ekskluzive për BGNES ka theksuar se qindra mijëra bullgarë dhe shqiptarë janë eliminuar nga regjimi i Titos vetëm pse e kanë kundërshtuar. Plevneliev është shprehur se kjo e vërtetë duhet që të dale në pah e të mos fshihet.

- Advertisement -

“Gjatë kohës së Jugosllavisë, ishte e qartë se ekziston regjimi i Titos, i cili ka qenë i armatosur me ideologjinë e maqedonizmit, që është ideologji tërësisht anti-bullgare. Nuk guxon të fshihet fakti se në bazë të asaj ideologjie janë eliminuar qindra mijëra njerëz në ish-Jugosllavi. Kjo duhet ditur dhe mbajtur mend.

Qindra mijëra bullgar, shqiptarë dhe secili që e ka kundërshtuar diktatorin Tito është eliminuar. Nëse i shohim statistikat, ky diktator është përgjegjës për marrjen e rreth 700.000-750.000 jetëve të pafajshme. Kjo është e vërtetë dhe duhet ditur. Ne e kuptojmë se pse në kohën e diktatorit Tito, Bullgaria ishte armiku numër një”, deklaroi Plevneliev.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit