4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ish-Prokurori serb: Nuk kemi arsye ta kërcënojmë Martyn, çdo qëndrim i tij ka qenë në favor të Serbisë

Rekomandime

Ish-prokurori serb, Vladimir Vukçeviq, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që serbët apo shërbimet e sigurisë të Serbisë, ta kërcënojnë ish-prokurorin Dick Marty, ndonëse të gjitha shërbimet zvicerane janë mobilizuar që ta mbrojnë jetën e tij për muaj të tërë.

“Nuk ka asnjë arsye që ta kërcënojmë, sepse ai ka zbuluar çdo gjë duke u bazuar në punën tonë, jo në të tijën”, ka thënë ai për Danas.

- Advertisement -

Sipas Vukçeviq, çdo gjë që ka zbuluar ai, ka qenë në favorin e Serbisë dhe se Marty vetëm kishte konfirmuar ato të gjetura që ishin të prokurorisë serbe.

Ai ka thënë se roli i Dick Martyt ka nisur “kur për KRlMET e UÇK-së”, kishte hasur në refuzim e autoriteteve shqiptare për të hetuar në 12 lokacione në Tiranë, ku sipas tij, kishte dëshmi.

“Pas refuzimit të autoriteteve shqiptare, unë i kam dorëzuar të gjitha materialet në Këshillin e Evropës dhe e kam informuar Dick Martyn”, ka theksuar ai.

- Advertisement -

Vetë Dick Marty, ka dalë publikisht në një medium zviceran, ku ka folur për kërcënime të larta për likuidimin e tij nga shërbimet e inteligjencës serbe. Ai ka thënë se qëllimi ishte politik, që faji t’u vishej shqiptarëve dhe në këtë mënyrë të diskreditohej dhe dëmtohej Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit