-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ish-ushtaraku Berisha: Prindoni u bë pjesë e rezervës së FSK-së nga dëshira për ta veshur uniformën

Rekomandime

Ish-ushtaraku, Hisen Berisha ka thënë në emisionin “Frontal” në T7 se e mbanë mend ditën kur Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, i është bashkuar rezervës së FSK-së, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Ai tha se Sadriu është bërë pjesë e FSK-së për shkak të dëshirës për ta veshur uniformën dhe jo për të marrë pagë.

“Z.Sadriu e di kur është bërë pjesë e rezervës në FSK. Jo nga nevoja për punë por nga dashuria e madhe që ta bart uniformën. Dashurinë për uniformën nuk ja mohojë askujt. Këtu ka rregulla dhe standarde që bien poshtë kur vie në punë ushtria”, ka thënë ai.

Këtë deklaratë Berisha e bëri kur foli për veshjen e uniformës sot nga Zotëria i parë në detyrë.

- Advertisement -

Ai tha se nëse ai nuk ka pasur ftesë që të jetë pjesë e këtij operacioni, pasi i përket rezervës së FSK-së, Sadriu ka bërë një shkelje flagrante, shkruan Gazeta Express.

“Nëse është angazhuar rezerva atëherë prezenca e z.Sadriu është në rregull. Të jetë prezent në ceremoninë ku janë prezent liderët nëse nuk ka qenë i angazhuar, atëherë është shkelje. Nëse ka qenë prezent rezerva dhe ka pasur leje nga komandanti që të jap shfaqje, kur ka qenë presidentja aty atëherë është tjetër gjë”, ka thënë Berisha në emisionin “Frontal” në T7.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit