0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ish-zëvendësministri: Nuk e pyet kush Kurtin e as Abazoviqin për demarkacionin

Rekomandime

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha është përfshirë në debatin që ka rilindur së fundmi në lidhje me demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Berisha përmes një shënimi në Facebook ka minimizuar rolin e Kurtit dhe Abazoviqit për këtë proces.

- Advertisement -

“Nuk e pyet kush Kurtin e as Abazoviqin për demarkacionin”, ka thwnw ai.

“Por, debati mashtrues mund të vazhdojë përderisa ka votues që besojnë se vendimmarrja është në duart e liderëve lokalë”, ka shkruar ish-zëvendësministri.

- Advertisement -

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi është bërë temë mes kryeministrit Albin Kurti dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kurti tha sot se po e pret ardhjen e një qeverie të re në Mal të Zi, me shpresën që do të lëvizë diçka për korrigjimin e demarkimit të kufirit.

- Advertisement -

“Shpresojmë që do të ketë kushte të reja me Qeverinë e re, për ta trajtuar edhe këtë çështje, për të cilën natyrisht që fajin e përgjegjësinë e ka ajo Qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht, shumë të dëmshëm ia dha Malit të Zi, 8200 hektar të territorit të Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Atij i ka reaguar shpejt kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se dy nga tri dokumentet kufirin e Kosovës e përcaktojnë në Qafë të Çakorrit dhe në Kullë të Zhlebit.

“E vërteta është vetëm një. Dy nga tri dokumentet e miratuara, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, e përcaktojnë kufirin në Qafë të Çakorrit dhe në Kullë të Zhlebit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit