4.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ishte edhe futbollist, por humori s’e la të vazhdonte: Një herë shënova autogol vetëm për ta dëfryer publikun

Rekomandime

Sot gjatë ditës, në moshë 72-vjeçare ndërroi jetë legjenda e humorit, Rasim Thaçi ‘Cima’.

- Advertisement -

Cima para se të futej në botën e humorit, ishte një futbollist i dalluar, shkruan IndeksOnline

Ai luajti edhe për klubin, FC Prishtina gjatë viteve të 70-ta, atëherë kur skuadra kryeqytetase kishte rënë një rang më të ulët të garave.

Edhe pse ishte një sportist i madh dhe i spikatur, ai nuk vazhdoi me futbollin për shkak të humorit.

- Advertisement -

“Një herë shënova autogol vetëm për ta dëfryer publikun”, kishte thënë Cima gjatë një interviste.

- Advertisement -

Klubi i Prishtinës përmes rrjeteve sociale ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjen Thaçi.

“Cima, ka qenë futbollist i Prishtinës në vitet 70-ta ndër kohët më të vështira të klubit, atëherë kur kishte rënë në rang më të ulët të garave. Por, njëkohësisht kishte qenë pjesë e skuadrës kur po fillonte të merrte pamje të mirëfilltë vendore kombëtare. Adhuruesit e vjetër të klubit i kujtojnë me mall paraqitjet e tij në ish-Ligën e parë krahinore”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit