1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ishte raportuar i zhdukur: Burri i dehur për orë të tëra bashkë me policinë po e kërkonte vetveten

Rekomandime

Beyhan Mutlu, 59 vjeç, i cili konsiderohej se ishte zhdukur në Turqi, me orë të tëra po kërkonte një person të zhdukur, që në fakt po kërkonte veteveten.

- Advertisement -

Ai kërkoi veten me policinë për orë të tëra para se të kuptonin se kë në fakt po e kërkonin.

Reklamë

“Ai kërkoi veten për orë të tëra, duke supozuar se kërkimi po bëhej për dikë tjetër”, shkruajnë mediat në Shqipëri, transmeton Reporteri.net.

- Advertisement -

Sipas raportit të mediave atje, Beyhan ishte duke shijuar një pije me miqtë e tij në momentin kur ai u fut në pyllin aty pranë dhe nuk u kthye. Të shqetësuar për të, miqtë e tij lajmëruan autoritetet që më pas organizuan një kërkim.

Autoritetet e kërkuan atë në lagjet aty pranë dhe një grup vullnetarësh iu bashkuan misionit.

- Advertisement -

Ata e thërrisnin për orë të tëra, kur papritmas burri që ata po kërkonin u përgjigj.

“Kë po kërkojmë? Unë jam këtu,” tha djali që dyshohet se ishte i dehur.

Nuk është e qartë se si Beyhan e gjeti veten në këtë kërkim ose si miqtë e tij nuk e kuptuan që ai ishte para tyre gjatë gjithë kohës.

Policia e shoqroi në shtëpinë e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit