-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ishte vatër e koronavirusit, kjo komunë e Kosovës e mposht pandeminë

Rekomandime

Vitia ishte komuna e parë e prekur me COVID-19, por tash e 20 ditë nuk ka asnjë rast të ri.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se të gjithë që kanë qenë të infektuar me COVID-19, janë të shëruar.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se qytetarët kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet e kjo ka ndikuar që mos të ketë më të infektuar.

Jemi të qetë si komunë tash e 20 ditë nuk kemi raste. Kemi pasur testime, por kanë rezultuar negativ. Të gjithë që kanë qenë të infektuar me COVID-19 janë të shëruar”.

“Jemi duke bashkëpunuar me qytetarët e bizneset me i ruajtur masat mbrojtëse me udhëzimet që jepni profesionalistët. Vitia i ka respektuar dhe jam falënderues ndaj bizneseve.

- Advertisement -

Nëse vazhdojmë kështu po shkojmë drejtë lirimit dhe relaksimit sigurisht është edhe kthim punë duhet t’i kthehemi normalitetit”.

Haliti potencoi se Vitisë i duhet më shumë kohë për tu kthyer në normalizim si shkak i karantinës.

- Advertisement -

Por, thotë ai se Vitia duhet t’i kthehet zhvillimit ekonomik, madje kërkoj ai që të lirohen masat për të filluar punën të gjitha kompanitë.

Nevojitet shumë normalizim në viti për shkak se kemi qenë në karantinë një kohë të gjate.

Prej fillimit jemi përfshi si komunë një muaj më herët se të tjerët. Nevoja është me iu kthyer punës sidomos zhvillimit ekonomik, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë nevojë me frymuar, por edhe gjithë tjerët. Bujqësia me u zhvilluar si sektor kryesor ekonomik, edhe pse ne kemi pasur tolerancë dhe fleksibilitet ndaj të mbjellave pranverore sidomos me fermerët”, tha ai.

I pari i Vitisë thotë se punëtorët duhet t’iu kthehen punës pasi tha ai se nuk e përhapin koronavirusin.

Do ta zëmë hapin por e kam frikën të zhvillimi ekonomik.

Projektet duhet të lirohen me u realizua, punimet duhet të vazhdojnë si prodhimtaria dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme gjithashtu jeta në përgjithësi”.

“Gradualisht duhet t’i kthehemi punës, mendoj se edhe më herët kemi pasur mendim se punëtorët nuk e përhapin koronavirusit andaj duhet të lejohen të punojnë”, tha ai për Ekonomia Online.

Mes tjerash, Haliti deklaroi se po i frikësohet situatës mas COVID-19, pasi tha ai se Kosova edhe para pandemisë ka qenë keq ekonomikisht.

Kam qenë ithtar i lirimit të të gjitha atyre që punojnë.

Sepse i drojë situatës pas COVID-it që ka mundësi me na kaplua një situatë ekonomike se Kosova edhe ashtu ekonomikisht nuk ka qenë mirë”.

“Lutem që sa më shpejt të lirohen masat dhe sa më shpejt të kthen në punë, ekonomia të fillon të normalizohet”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit