4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ismaili: Konjufca të shkarkohet, inspiroi dhe rekrutoi fanatikët e Vetëvendosjes të “Syrit të Popullit”

Rekomandime

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, kërkon shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me aktivistët e rekrutuar në organizatën terroriste “Syri i Popullit”.

- Advertisement -

Numri dy i PDK-së ka thënë se Konjufca inspiroi dhe rekrutoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit”, prandaj, sipas tij, është e papranueshme që ai ta ushtrojë detyrën e Kryeparlamentarit të Kosovës.

“Lista dhe koha e ushtrimit të dhunës nga Lëvizja Vetëvendosje është e gjatë. Deri më sot, asnjë distancim prej tyre. Ky është tregues i qartë i mentalitetit të dhunës që ka ushqyer partia e Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës me shokë e shoqe. Në sy të popullit”, la shkruar Ismaili në faqen e tij në Facebook.

Shkrimi i plotë i Uran Ismailit:

- Advertisement -

Glauk Konjufca duhet të shkarkohet sa më parë. Jo për pazare politike, por për faktin se inspiroi dhe rekrutoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit”. Është e papranueshme që ai ta ushtrojë detyrën e Kryeparlamentarit të Kosovës, ndërkohë që aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit” morën dënimin nga drejtësia kosovare për veprimtarinë e tyre kriminale.

Nuk është çudi që aktivistët e LVV-së themeluan “Syrin e Popullit” dhe krijuan lista për të vrarë figura të ndryshme publike, përfshirë kundërshtarët politikë. Azem Vllasi i shpëtoi atentatit dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të “Syrit të Popullit” u kapën.

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk është distancuar nga përdorimi i dhunës si mjet politik. Përkundrazi. Përgjatë viteve, ka përdorur dhunën dhe ka inspiruar edhe të tjerët të veprojnë njësoj. Duke filluar nga protestat me molotovë, gurët ndaj policisë, shkatërrimi i pronës publike e private, djegia e veturave. Sulmi me vezë ndaj civilëve dhe incizimi e publikimi i videove që tregonin këtë akt, që në fakt është teknikë e përdorur nga organizata të ndryshme terroriste, si shpërndarje e idesë së dhunës dhe frymëzim për zgjerimin e saj nga fanatikët e VV-së.

Lista dhe koha e ushtrimit të dhunës nga Lëvizja Vetëvendosje është e gjatë. Deri më sot, asnjë distancim prej tyre.

Ky është tregues i qartë i mentalitetit të dhunës që ka ushqyer partia e Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës me shokë e shoqe. Në sy të popullit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit