Uran Ismaili është i bindur se Prishtina do të shkojë në balotazh. Ismaili thotë se do të jetë ai që do të garojë në rundin e dytë të zgjedhjeve.
“Unë nuk iu kam qasë Prishtinës me sondazhe. Unë iu kam qasë Prishtinës me dinamizëm, me dashni, me energji e me plane konkrete”, tha Ismaili në emisionin Pressing në T7.
“Për mua lidhja me Prishtinën nuk ka lidhje statistikore. Asnjëherë nuk më ke dëgjuar duke thënë “unë do ta fitojë Prishtinën” përkundrazi prej tjerëve që kanë thënë se do të fitojnë pa balotazh. Planet e mija janë konkrete”, theksoi ai.
“Unë besoj se qytetarët e Prishtinës po e shohin një kandidat që është njëri nga ata që i njeh problemet e Prishtinës edhe që e ka përvojën e duhur për me implementu projekte afatgjate. Por, përveç kryerjes së shërbimeve, pra pastërtisë, qenve endacakë, ndriçimit publik, çerdheve, shkollave…Unë e shoh vetën si një kandidat që nuk konkurron vetëm me të kaluarën por garon edhe për të ardhmen e qytetit”, shpjegoi ai.
“Prishtina do të ketë balotazh dhe unë do të jem në balotazh, mirëpo ky vendim është i qytetarëve”, theksoi ai.