4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ismet Kryeziu: Vendimet e qeverisë Kurti, mundësi për kthimin e dinjitetit dhe integritetit

Rekomandime

Drejtori ekzekutiv i KDI, Ismet Kryeziu ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë Kurti.Kryeziu thotë se zemerimi qytetar, qe u shpreh me vote kundër fenomeneve korruptive nga qeverisjet e kaluara sot po kthehet në shpresë.“Vendimet e qeverise Kurti, duken mundesi per kthimin e dinjitetit dhe integritetit politik e qytetar, shprese per nje qeverisje te mire, politika reformatore qe garantojne sundim te ligjit, mundesi te barabarta e zhvillim ekonomik” shkruan Kryeziu në Facebook raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Zemerimi qytetar, qe u shpreh me vote kunder fenomeneve korruptive nga qeverisjet ne te kaluaren, e pro premtimit Kurti, sot po perkthehet jo vetem ne shprese por dhe ne aplaudim per vendimet e tij.Pervetesimi e abuzimi me parane publike ne interes te politikaneve vendimmarres ose grupeve te aferta me ta, nepotizmi, zgjedhja dhe emerimi i njerezve partiak e joprofesional, kane qene forma te veprimeve korruptive qe kane demtuar te miren e perbashket, kane minuar demokracine, kane privuar qytetaret nga te drejtat e tyre njerezore dhe kane thelluar pabarazine.

Vendimet e qeverise Kurti, duken mundesi per kthimin e dinjitetit dhe integritetit politik e qytetar, shprese per nje qeverisje te mire, politika reformatore qe garantojne sundim te ligjit, mundesi te barabarta e zhvillim ekonomik.Betejat me te fuqishme kunder korrupsionit, jane ato kunder korrupsionit politik, sot e ne te ardhmen.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit