2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Itali: Dy të rinj goditen për vdekje nga treni, njëri nga ta nga Kosova

Rekomandime

Gjatë së dielës ka ndodhur një aksident tragjik në Itali, ku si pasojë e goditjes nga treni e kanë humbur jetën dy të rinj, në mesin e tyre edhe Meriton Ajeti, 15-vjeçar nga Kosova.

- Advertisement -

Rasti ka ndodhur në stacionin e trenit San Pietro Berbenno, në rajonin e Lombardisë.

Dy të rinjtë e moshës 15 dhe 17 vjeçare u goditën nga treni derisa po tentonin t’i kalonin binarët, duke tentuar që ta anashkalonin nënkalimin për këmbësorë, shkruajnë mediat italiane.

Sipas mediave, një tren tranzit i cili po ecte në ato çaste me një shpejtësi 80 kilometrash në orë, nuk ka mundur të ndaloj në kohë për të evituar tragjedinë.

- Advertisement -

Djaloshi dhe miku i tij humbën jetën pas një ditë argëtimi që kishin kaluar në Luna Park.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit