1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Italiani ndërron jetë pasi rregullon dhëmbët në Shqipëri, jepet alarmi në Itali

Rekomandime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Itali. Andriese Agostino Sellitri 71 vjeç ka humbur jetën pas një ataku kardiak pas vendosjes së një implanti dentar në Shqipëri.

Sipas mediave italiane udhëtimet nga Italia në Shqipëri për të rregulluar dhëmbët janë gjithnjë e më të shpeshta. Sipas tyre vendi mesdhetar, Shqipëria është kthyer prej kohësh në një destinacion për turizëm dentar, sepse mund të kurseni deri në 60% në trajtimet dentare në krahasim me vendet e tjera perëndimore.

- Advertisement -

Por presidenti i Shoqatës Kombëtare të Stomatologëve Italianë (Andi) të Barit dhe Bat, Fabio De Pascalis, paralajmëron:

“Premtimet për ndërhyrje dentare me kosto të ulët fshehin gracka dhe rreziqe që nuk mund të anashkalohen dhe shpesh na takon ne t’i riparojmë. Për më tepër, këta pacientë rekrutohen në mënyrë delikate dhe jo shumë transparente. I bëjmë thirrje të gjithëve që të mos mashtrohen. Kostoja e ulët shpesh nënkupton kujdes të dobët, mospërmbushje të kohës së nevojshme klinike, si dhe stres të tepruar fizik dhe psikologjik për pacientin. Shumë më tepër se shpesh na takon ne të riparojmë dëmet e bëra diku tjetër. Dhe nuk është aq e thjeshtë sa mendoni. Ndjej për detyrë, në emrin tim dhe të gjithë kolegëve të mi, të bëj thirrje për kujdes dhe vëmendje në këtë moment ku vendosni të shkoni në një udhëtim për turizëm dentar”. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit