1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Iu ndalua hyrja në Angli, Abramovich merr vendimin e pa pritur për Chelsean

Rekomandime

Pronarit të Chelseat, Roman Abramovich iu ndalua hyrja në Angli të enjten, pasi Rusia nisi ofensivën ushtarake për ta pushtuar Ukrainën.

Menjëherë, Anglia vendosi të mos lejonte hyrjen e pronarit të Chelseat në Angli, pasi konsiderohej si një nga përkrahësit e regjimit të presidentit Rus, Vladimir Putin.

- Advertisement -

E pas dy ditëve, ka ardhur edhe reagimi nga pronari i Chelseat, përmes një komunikate nga klubi londinez.

Ai njoftoi se ia dorëzoi kujdesin e klubit fondacionit bamirës të Chelseas.

“Gjatë pronësisë sime gati 20-vjeçare të Chelsea FC, gjithmonë e kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne të jemi aq të suksesshëm sa mund të jemi sot, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen, ndërsa gjithashtu duke luajtur një rol pozitiv në komunitetet tona. Gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë të klubit në zemër. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave. Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administratorëve të fondacionit bamirës të Chelsea kujdesin e Chelsea FC. Unë besoj se aktualisht ata janë në pozitën më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, tha Abramovich.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit