Shteti i Kosovës është dërguar edhe një herë në arbitrazh.
Një veprimi i tillë ka alarmuar insitucionet e vendit.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka njoftuar se është takuar sot me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, e në takim ka njoftuar se ka qenë i pranishëm edhe avokati i përgjithshëm i shtetit, Sami Istrefi.
Selimi ka shkruar në Facebook se e ka siguruar BQK-në se do t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm ligjorë për këtë çështje.