Vajza e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, ka njoftuar së fundmi se babai i saj ka fituar garën në Alaskë. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale teksa ka falënderuar Alaskën, thotë se Trump dhe Senati i Republikanëve kanë fituar ndjeshëm, me 20 pikë përpara.
Sipas postimit të saj, Alaska ka tre vota elektorale dhe Trump fitoi 56.9 për qind të votave, krahasuar me 39.1 për qind të Joe Biden.
Në datën 8 nëntor, mediat projektuan fitues të zgjedhjeve kandidatin demokrat Joe Biden, falë 20 votave elektorale që mblodhi në vendlindjen e tij, në Pensilvani, duke u bërë presidenti i 46-të i vendit.
Zgjedhjet në SHBA u zhvilluan më 3 nëntor, ndërkohë që numërimi i vullnetit të popullit zgjati disa ditë.
Deri në shpalljen e rezultatit, dy kundërshtarët ishin në një garë të ngushtë kundrejt njëri-tjetrit. Ndërkohë Trump është shprehur se do e çojë në Gjykatën e Lartë çështjen e zgjedhjeve pasi pretendon se janë vjedhur votat dhe është manipuluar rezultati i zgjedhjeve, ndërsa nga ana tjetë Joe Biden ka filluar tradicionin e tij politikë.