6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ivica Daçiq: Republika Serbe është interesi kryesor i Serbisë

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe kreu i Partisë Socialiste të Serbisë të Millosheviqit, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia e konsideron Republikën Serbe si interesin suprem shtetëror të Serbisë, domethënë interesin e saj jetësor, pulsin e saj.

“Nëse presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mund të thotë se Sarajeva është “pulsi” i Turqisë, nuk e di pse dikush do të hezitonte të thoshte se Banja Lluka dhe Republika Serbe janë interesa jetike shtetërore dhe kombëtare të Serbisë”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

- Advertisement -

Daçiq konsideron se “është e nevojshme që Serbia dhe Republika Serbe të kenë konsultime të rregullta në nivel politik, për të harmonizuar qëndrimet e tyre politike në një farë mënyre”.

“Kjo është njëra anë e historisë, dhe ana tjetër është se këtu ekzistojnë qarqe që kur thua evropian, mendojnë se duhet të jesh antiserb. Këta janë serbë, por ata jo që do të jepnin Republikën Serbe, por do të jepnin edhe Terazijet (qendrën e Beogradit) vetëm që të vijnë në pushtet. Është e vërtetë që ka një rreth që mendon kështu, por jo vetëm për Republikën Serbe, ata kështu mendojnë edhe për Kosovën”, sulmon Daçiq opozitën para zgjedhjeve në Serbi.

Ai ka pretenduar se “shumica e Serbisë jep mbështetje absolute dhe është krenare për ekzistencën e Republikës Serbe”, e cila, sipas fjalëve të tij, “është suksesi më i madh historik i popullit serb pas Iuftës së Parë Botërore”.

- Advertisement -

Të përkujtojmë, Republika Serbe është formuar me insistimin e ish-shefit të Daçiqit, Sllobodan Millosheviq, i quajtur Kasapi i Ballkanit, në Marrëveshjen e Dejtonin në vitin 1995, e cila u arrit me ndihmën e SHBA në mënyrë që të ndërpriten gjenocidet ndaj boshnjakëve dhe kroatëve nga ana e KRlMlNELËVE serbë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit