Shtëpia e Bardhë është mbyllur sot për shkak se një aeroplan që nuk po kontaktonte me kontrollin ajror fluturonte afër saj, duke krijuar panik në kryeqytetin amerikan.
Gazetarët që kishin planifikuar të hynin në Shtëpinë e Bardhë thanë se policia i njoftoi se në këtë ndërtesë është një rast emergjent. Ata njoftuan se të gjitha hyrjet e ndërtesës dhe rrugët përreth saj janë mbyllur.
Lockdown at the White House. A member of the Secret Service stands guard on Jackson Place near the White House. pic.twitter.com/yhBkS3EJHl
— Doug Mills (@dougmillsnyt) November 26, 2019
Televizioni CNBC raportoi se në Washington ka ndodhur një shkelje e hapësirës ajrore dhe se autoritetet i kanë aktivizuar aeroplanët luftarakë.
Raportohet se në ndërtesën e qeverisë gjithashtu është aktivizuar sistemi i alarmit. Zyrtarët qeveritarë njoftuan se të gjithë njerëzit janë duke u evakuuar nga ndërtesat e qeverisë, shkruan “Mirror”, transmeton Gazeta Express.