Gjermania ka pranuar miratimin nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të blerë sistemin kundërajror mbrojtës Arrow-3.
Legjislatorët gjermanë në të kaluarën kishin shtyrë Berlinin për të blerë ‘Mburojën e Hekurt’ të Izraelit për të zmbrapsur kërcënimet, por të hënën Gjenerali Ingo Gerhartz, kreu i Forcave Ajrore të Gjermanisë, i ka thënë gazetës izraelite The Jerusalem Post se Arrow 3 është sistemi më i përshtatshëm për kërcënimet e mundshme të shtetit të tij.
Blerja e sistemit, që ish kërkuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz “ nis me miratimin e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilin na e dhanë” tha Gerhartz.
Nëse Gjermania e blenë këtë sistem, kjo do të ishte hera e parë që Arrow 3 i shitet një shteti tjetër, e që është një prej sistemeve më të përparuara kundërajrore izraelite me kapacitet të rrëzimit të predhave balistike në lartësi prej 100 kilometrash dhe me një rreze deri në 2400 kilometra.