Në aktakuzën e konfirmuar ndaj ish Presidentit Hashim Thaҫit, Jakup Krasniqit, Kadri Veseli e Rexhep Selimi është përmendur edhe Adem Jashari bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.
Për këtë rast në këtë aktakuzë ndër të tjera thuhet:
“Gjatë suImit të 5 marsit 1998 në Prekaz, Skënderaj, forcat e RFJ-së vr.anë mbi 50 persona, ndër të cilët edhe Adem JASHARIN, një komandant i shquar i UÇK-së, dhe shumicën e anëtarëve të familjes së tij.
Vr.asja e JASHARIT dhe e anëtarëve të familjes së tij u raportua gjerësisht në media duke bërë që lajmin ta mësonin anëtarët e diasporës së shqiptarëve të Kosovës në mbarë botën.
Pas kësaj, mijëra individë nga diaspora dhe Kosova u paraqitën vullnetarë për t’iu bashkuar UÇK-së dhe anëtarë të LPK-së e të UÇK-së që më parë ndodheshin jashtë vendit, u kthyen në Kosovë”, thuhet në këtë aktakuzë.