3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ja çfarë shkruajnë mediat serbe per mos heqjen e taksës nga Albin Kurti

Rekomandime

Çka fshihet pas paralajmërimit të ushtarëve amerikan nga Kosova, që është porosia më e ashpër për shqiptarët, kryeministri i Kosovës Kurti tenton të prolongojnë vazhdimin e dialogut në pritje që demokratët të vijnë në Shtëpinë e Bardhë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot.

Mundësia e tërheqjes së 650 ushtarëve amerikan nga Kosova është porosia më e ashpër e Uashingtonit për pushtetin e Prishtinës që vazhdimisht refuzojnë heqjen e taksës për mallrat serbe.

- Advertisement -

Në përpjekje për “disiplinim” të kryeministrit Kurti, ShBA kanë kërcënuar me shkurtimin e ndihmës zhvillimore , ndërsa më pas ka pasur seri të vërejtjeve të bashkëpunëtorëve të Trampit se Kosovës i rrezikohet edhe mbështetja ushtarake.

Lidhur me deklaratën e senatorit amerikane Perdju se është koha që trupat amerikane të kthehen, Kurti ka thënë se nuk beson se trupat amerikane të KFOR-it të lëshojnë Kosovën.

“Kemi parë dëshirën e djalit të presidentit amerikan, por kjo nuk ka lidhje me taksën, nëse atë vendim e merr presidenti amerikan ajo ende nuk është e lidhur me taksën, bëhet fjalë për zvogëlimin e trupave siç kanë bërë nga Siri dhe Afganistan” citohet të ketë deklaruar Kurti duke shpreh mendimin se “ShBA mbeten në të gjitha format në Kosovë, në ekonomi, kulturë, mbrojtje” etj.

- Advertisement -

Duke mos marr parasysh kërkesën amerikane për heqjen e taksës, Kurti përmendi zëvendësimin e taksës me reciprocitet.

Nemanja Staroviç nga Qendra për stabilitet shoqëror thotë se qëllimi i qartë i Kurtit është që me të gjitha mjetet të prolongoj vazhdimin e dialogut, që të pres zgjedhjet amerikane në nëntor dhe kthimin e demokratëve në Shtëpi të Bardhë, sikur që paraardhësi Haradinaj ishte i sigurt për përzierjen ruse në zgjedhjen dhe largimin e Trampit.

- Advertisement -

“Por si duket administrata amerikane e ka kuptuar Kurtin dhe është e gatshme që të realizoj planet duke shfrytëzuar të “gjitha letrat” duke e pasur të qartë se në duar të Uashingtonit gjenden të gjitha adutet. Njoftimi për tërheqjen e trupave ushtarake është porosia më e ashpër për Prishtinën”.

Ish – shefi i gjeneral-shtabit të ushtrisë së Serbisë Branko Krga për “Novosti” theksoi se është e qartë se porosia nga Uashingtoni aktualisht është kryesisht në funksion të presionit ndaj Kurtit:

“Në ardhmëri, tërheqja e ushtarëve amerikan nga Kosova mund të bëhet opsion real, nëse ShBA vlerësojnë se nuk e kanë më interes që të qëndrojnë aty po nëse vlerësojnë se në regjione tjera kanë obligime më të rëndësishme. Apo nëse administrata e Trampit do që të realizoj një efekt të madh politik” tha Krga.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit