Kosova fitoi me rezultatin 2:0 ndaj Malit të Zi në ndeshjen e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimet për kampionatin evropian.
Vedat Muriqi edhe në këtë sfidë ishte i jashtëzakonshëm, ku luftoi deri në minutat e fundit dhe dhuroi çdo atom nga vetja, raporton GazetaBlic.
Klubi i Fenerbahces është shumë i kënaqur me golin e Muriqit në këtë duel.
Ja postimi i klubit turk për golin e Muriqit dhe fitoren e Kosovës:
“Goli i dytë i Kosovës erdhi nga Vedat Muriqi në ndeshjen, ku Kosova mposhti Malin e Zi 2-0”, shkruan klubi gjigant turk.
Tebrikler @MuriqiVedat! ?
Kosova’nın Karadağ’ı 2-0 yendiği maçta, Kosova’nın ikinci golü Vedat Muriqi’den geldi. pic.twitter.com/NLZf1IRwx9
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) October 14, 2019